×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Pavarur e RTK-së: Fjalori i Mentor Shalës i gërditshëm dhe primitiv, distancohemi

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 16:15

    Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) ka reaguar ashpër lidhur me fjalorin e përdorur nga zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes, njëherit kryetares së Komisionit Parlamentar për Media, Doarsa Kica.


    Kica-Xhelili në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme e kishte përmendur atë, si zyrtar të RTK-së, ndërsa Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

    Lidhur me këtë, Sindikata e RTK-së thotë se gjuha e përdorur nga Shala është e turpshme dhe e pamoralshme.

    “Gjuha e përdorur nga zv. drejtori Shala është e turpshme dhe e pamoralshme, dhe si e tillë ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në mesin e të punësuarve të RTK-së. Sindikata distancohet nga ky fjalor i gërditshëm dhe primitiv, duke kërkuar që ky person të shkarkohet menjeherë nga të gjitha përgjegjësitë në RTK.

    Nuk është hera e parë që ky person, në cilësinë e drejtorit si dhe të zv. drejtorit gjeneral të RTK-së, përdor fjalor fyes e denigrues ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

    Deklarata e Shalës ka marrë reagim edhe nga jursitja e mediave, Flutra Kusari e cila ka kërkuar që RTK-ja të ndërmarrë menjëherë masa disiplinore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!