×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Sektorit Privat mirëpret premtimin e Kurtit për rritjen e pagës minimale, presin ta realizojë sa më parëë

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:03

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se qeveria e tij do të punojë në rritjen e pagës minimale në sektorin privat.


    Kurti këtë e ka bërë të ditur gjatë fjalimit në punëtorinë e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Është absurde që paga minimale në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ku në pesë vitet e fundit ajo është rritur për 100 euro. Kjo rritje nuk ka ndodhur as për 15 euro në sektorin privat. Shteti duhet të ndihmojë këtu sepse kjo nuk mund të jetë në rregull dhe nuk mund të ketë pagë nën 350 euro”, tha kryeministri Kurti.

    SPSPK, përmes një komunikate për medie, ia ka bërë me dije kryeministrit Kurti se kjo ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre.

    Përfaqësues të kësaj Sindikate, kanë kërkuar që kjo pagë të realizohet sa më shpejt, pasi që kjo do të ndikojë direkt në ndaljen e fuqisë punëtorë për të mos ikur jashtë vendit.

    Shpresojmë në deklarimet gjatë fushatës elektorale dhe tani si kryeministër të jetësoni këtë rritje që qeveritë tjera që nga 2011 nuk bën asgjë për këta punëtorë”, thuhet në komunikatën për medie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!