×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Shërbimit të Jashtëm ua numëron Pacollit e Thaçit emërimet e jashtëligjshme

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 8:35

    Sindikata rreth së cilës janë rreshtuar diplomatët kosovarë ka alarmuar se, edhe pse Qeveria prej dy muajsh ndodhet në dorëheqje, janë bërë punësime, janë nxjerrë vendime për emërime, janë dhënë grada diplomatike, janë avancuar disa zyrtarë dhe janë dërguar në misione diplomatike e konsullore shumë persona pa u përfillur ligji, pa u zbatuar procedurat dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara ligjore dhe nënligjore në fuqi.


    Sipas Sindikatës, me vendimet e marra janë degraduar sistemi dhe kapacitetet e shërbimit të jashtëm.

    Qëndrimi është shprehur nga Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, e cila në një letër të gjatë, të gjitha shkeljet ia ka rikujtuar Behgjet Pacollit, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme. Letra i është përcjellë edhe presidentit Hashim Thaçi, i cili bëhet përgjegjës për disa dekrete të jashtëligjshme. Një kopje të saj e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.

    Në letër i është kujtuar Pacollit se, qysh në fillim të mandatit, përfaqësuesit e Sindikatës e kishin takuar dhe ia kishin shprehur pakënaqësitë me proceset që lidheshin me punësimet, emërimet, gradimet dhe avancime, shkruan Koha Ditore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!