×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së paralajmëron se sonte mund të ketë marrëveshje: Puna është mirë

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 17:01

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli, ka dhënë sinjale se marrëveshja për koalicion mes VV-së e LDK-së është afër.


    Avdyli, një gjë të tillë e tha duke ironizuar me zyrtarët e ish-koalicionit PAN dhe anëtarët e PSD-së, të cilët sipas tij po shkruajnë “zi e terr” rreth mundësisë së koalicionit VV-LDK.

    “Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka thënë ai, përmes një reagimi të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa mbrëmë kanë pasur një takim të gjatë në përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, i cili pritet të vazhdojë edhe sonte. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!