Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu me Serbinë.
Ndër këto pika si problematike është radhitur edhe mënyra e funksionimit të katër komunave veriore të Kosovës.
Në këtë raport thuhet se përkundër disa ndryshimeve pozitive, qeveritarët ende s’lejohet të vizitojnë këtë pjesë të vendit.
“Serbia vazhdon të mbështesë strukturat e saj paralele në Kosovë, duke përfshirë strukturat ilegale komunale në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës. Duhet theksuar se zyrtarët e Qeverisë së Kosovë ende nuk mund të bëjnë vizita zyrtare në komunat veriore. Këto komuna lëshojnë dokumente sipas ligjeve të Kosovës kur kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës, ndërsa në raport me institucionet e Serbisë ato përdorin logo dhe vula të Serbisë”, thuhet te paraqitja e gjendjes aktuale.
Ndërkaq, si sfida në raport prezantohen vazhdimi i prezencës së strukturave administrative paralele në këtë pjesë, operimi i komunave të reja pa logo zyrtare, si dhe që këto komuna s’mund të marrin fonde të mjaftueshme për të realizuar projekte të ndryshme zhvillimore dhe infrastrukturore”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.