×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas deputetes së PDK-së, Familja Osmani-Sadriu merr 76 mijë euro paga në vit nga buxheti i shtetit

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 11:17

    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka kritikuar pagat që merr nga buxheti i shtetit, Familja presidenciale Osmani-Sadriu. Ajo ka thënë se bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, merr paga si ambasador pa shkuar kurrë në punë.


    “Familja Presidenciale Osmani-Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro nga buxheti i Kosovës. Kjo familje po e trajton Kosovën si monarki. Merr para më shumë se çdo qytetar i Kosovës.

    Presidentja merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga në vit, bashkëshorti i saj mbi 36 mijë euro paga në vit. Para kjo familje i merr buxhetit më shumë se 76 mijë euro gjatë një viti. Kur këto paga i krahasojmë me deklarimet e kryeministrit Kurti që ka mbetur në ishujt grek, mundo të kuptojmë se synimi i tyre ka qenë vetëm pushteti e jo qytetari i Kosovës.

    A nuk quhet kjo gjakderdhje financiare, të nderuar deputetë?”, ka thënë Zejnullahu në seancën e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!