×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata e rënduar me COVID, Kurti u drejtohet qytetarëve me një video: Vaksinohuni

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 13:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video qytetarëve për gjendjen e rëndë me koronavirus që ka kapluar vendin.


    Ai ka përsëritur se sot do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.

    Gjithashtu thotë se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.

    “E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, thotë Kurti.

    Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

    Pak më parë, Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

    Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

    Po ashtu kemi mbi 26 mijë raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!