×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Situata me bërllokun në kryeqytet, Avokati i Popullit shpreh gatishmëri për ndërmjetësim

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 15:43

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është takuar sot me Nënkryetarin e Prishtinës, Shkëmb Manajn, dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin, lidhur me kaosin e krijuar nga mbeturinat në kryeqytet.

    Qelaj ka shprehur gatishmërinë që të ndërmjetësojë mes Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, shkruan Reporteri.net.

    “…ku pohoi se do t’i takojë edhe komunat tjera aksionare në Kompaninë “Pastrimi”, për të parë modalitet e zgjidhjes së problemit me mbeturina, në njëren anë, dhe garantimin e repektimit të të drejtave të të punësuarve, në anën tjetër”, thuhet në njoftim.

    Sipas Avokatit të Popullit, dy zyrtarët komunalë kanë treguar për masat e propozuara në funksion të zgjidhjes së kësaj situate, përfshirë këtu edhe ruajtjen nga cenimi i të drejtave të të punësuarve aktual në Kompaninë Rajonale “Pastrimi”.

    “Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës e informuan Avokatin e Popullit me problemet të cilat, sipas tyre, e kanë sjellë në këtë pikë situaten me menagjimin e mbeturinave dhe veprimet të cilat i ka ndërmarrë Komuna për t’iu shmanguar gjendjes aktuale. Mbi të gjitha, ata theksuan problemet politike të cilat e kanë përshkuar situatën e menagjimit të mbeturinave, në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

    Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet, ka shkaktuar një gjendje alarmante tash e sa ditë. Ndërmarrja “Pastrimi” ka ndërprerë shërbimet, me arsyetimin se Komuna i ka borxh 2.7 milionë euro dhe se nuk po ia jep këto para, e si pasojë nuk po mund të furnizohen as me naftë.

    Komuna ka thënë se s’i ka borxh “Pastrimit” asnjë cent./Reporteri.net

    Katrahura me bërllokun në Prishtinë, Kryeshefi i “Pastrimit” e Drejtori Brestovci përballen për borxhin: “2.7 milionë”, “as 1 euro”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!