×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata me COVID 19 në Kosovë: 653 të vdekur, 1 mijë e 572 raste aktive

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 7:59

    Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 572 raste aktive.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar në raportin e fundit se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

    Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!