Situata me zjarret në Suharekë vazhdon të jetë e rënduar.
Disa vatra kanë arritur të shuhen, ndërkohë që të tjera janë ende aktive.
Deputetja e Kuvendit të Kosovë, Albena Reshitaj, njëherit pjesë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka dalë për të parë nga afër situatën lidhur me menaxhimin e situatës me zjarret.
Ajo ka thënë se ka ende vatra të zjarrit, dhe se në këtë po ndihmon edhe mobilizim i madh i vullnetarëve për të ndihmuar.
Sipas saj, nuk dihet se si do të jetë situata në ditët në vazhdim, për shkak se disa zjarre janë duke u aktivizuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.