×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në veri, Lajçak e Escobar sot vizitojnë Kosovën

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 7:07

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen.

    Nga BE-ja kanë konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë sot në Prishtinë, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

    Thirrje për shtensionim të situatës palëve u kanë bërë sot edhe SHBA-ja dhe BE-ja.

    Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja.

    Madje Kryeministri Kurti në një bisedë telefonike me Ministrin e e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, ka thënë se pozicioni i tij lidhur me zgjetdhjet në veri është ashtu që fillimisht ai ka theksuar se duhet të ndalet dhuna në veri dhe të zbatohet marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!