×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata politike mban peng konkursin për projekte kulturore

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 10:05

    Situata politike ku tre muaj pas zgjedhjeve vendi nuk ka ende Qeveri ka nisur të shkaktojë telashe edhe në funksionimin e Ministrisë së Kulturës.


    Për dallim nga vitet e kaluara, kur konkursi për projekte kulturore-artistike shpallej në fund të dhjetorit, kësaj radhe nuk ka ngjarë kësisoj.

    Madje Ministria e Kulturës nuk ka ende një afat se kur do të shpallet konkursi. Përderisa organizatorët e aktiviteteve kulturore vazhdimisht janë ankuar se MKRS-ja vonohet në vlerësimin e projekteve e më pas edhe në transferimin e mjeteve, sivjet vonesat procedurale kanë nisur që nga hapi i parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Në kushte normale, Ligji për buxhetin e një viti miratohet në Kuvend në fund të vitit paraprak. Shteti sivjet ende nuk e ka Ligjin për buxhetin e vitit 2020. E Ministria e Kulturës ka ngelur peng sa i përket shpalljes së konkursit për projekte kulturore e artistike.

    Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në MKRS, ka thënë se në bazë të Rregullores konkursi duhet të hapet pas miratimit të buxhetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!