×
  • Lajme
  • Lajme

    Situatë alarmante: Rrëshqet dheu nga shiu, bllokohet rruga e Frashërit

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 13:25

    Shiu i madh që ka rënë ditët e fundit, po shkakton dëme të vazhdueshme në qytetin e Mitrovicës.


    Pas përmbytjeve në pjesë të caktuara, shiu ka bërë që të rrëshqet dhe nga Bairi dhe të bllokojë një rrugë, shkruan “Jepi zë”.

    Qytetarë të zonës i kanë thënë gazetës se nga dheu është bllokuar totalisht rruga e Frashërit pasi ka rrëshqitur sasi e madhe e dheut.

    Ndërkohë, në vend të ngjarjes kanë dalë eskavatorët dhe kamionët për ta hapur rrugën.

    Duhet theksuar se probleme të mëdha janë krijuar me rritjen e nivelit në lumin Lushta, e cila po rrezikon banorët afër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!