Në njoftimin e fundit, Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë dislokimin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, mandati i së cilës do të skadonte deri në fund të vitit.
KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.
“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.
Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.