Gazetari Kosovë Gjoci, korrespodent në Prishtinë i Euronews Albania, e ka pyetur Kryeministrin Edi Rama në lidhje me raportet e tij me Kurtin.
Ai e pyeti Ramën edhe për raportimet se është duke punuar për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Rama tha se këtë mund ta bëjë vetëm vetë kryeministri Kurti me protesta. I fundit, i quajti insinuata këto raportime.
Po ashtu, gazetari kosovar e pyeti Ramën edhe nëse është pro-serb dhe nëse është duke punuar në interesat e Serbisë e jo të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai më tallje iu përgjigj “Sigurisht”. Derisa në sallë shpërthyen të qeshura, të cilat i nisi i pari Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Ju thatë se ishit Euronews, në fakt pyetjet ishin ishin Prishtina Coffey-News , gjithçka çfarë flitet në kafet e Prishtinës. Por mbase keni të drejtë se kjo krijon shumë audiencë”, e vazhdoi tutje më vonë Rama talljen.
E gjithë kjo situatë komike ka ndodhur në konferencën për media të dy Kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që u zhvillua sot në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.