×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër temperaturat deri në -11 gradë, s’ka borë deri në gjysmën e dytë të janarit

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 18:37

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të rikthehet i ftohti, ku temperaturat do të arrijnë -11 gradë celsius.


    IHMK bën të ditur se borë nuk do të bije deri në gjysmën e janarit, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Masat e ajrit me origjinë polare do të mbesin prezent në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme duke e vazhduar motin e ftohtë në vend ndërsa reshjet pritet të mungojnë deri në gjysmën e dytë të muajit janar.

    Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 6 gradë Celsius, në pesë ditët e ardhshme, nga 6 e deri më 10 janar.

    Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 13m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, erërat do të jenë më të fuqishme duke kaluar shpejtësinë mbi 20m/s. Erërat me këtë shpejtësi mbesin prezente vetëm ditën e hënë, ndërsa ditët tjera do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

    Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta, thuhet në parashikimin e IHMK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!