Qendra për Transfuzion të Gjakut ka thënë se meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetarë të gjakut.
Tutje është bërë e ditur se duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, si dhe numrit të shtuar të kërkesave, mungesa e gjakut po rritet.
“Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.
Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.