×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 17:21

    Në mungesë të kuorumit është ndërprerë seanca dhe dy pikat e mbetura për shqyrtim janë shtyrë për një nga seancat e radhës.


    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka parë të paarsyeshme që të vazhdojë debatin për pikat e mbetura pa praninë e opozitës.

    “Në mungesë të kuorumit mua po më duket krejt e paarsyeshme edhe që të shteret debate edhe në këto kushte pa pranin e opozitës sepse prania e opozitës e bënë gjithmonë debatin më kualitativ si rregull i përgjithshëm nuk po më duhet fare e arsyeshme që t’i trajtojmë këto dy pika por t’i lëmë në njërën prej seancave kur e kemi të pranishme edhe opozitën”, tha ai.

    Pikat e mbetura janë rekomandimet për mbikëqyrje e zbatimit të ligjit për shoqëri tregtare, shqyrtimin e raportit me rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në KOSST, si dhe formimi i organit përzgjedhës së pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të organit shqyrtues të prokurimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!