Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum që projektligji për pagën minimale të miratohet në lexim të parë.
“Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji.
Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe po tentojnë të futen brenda. Ata po protestojnë në kryeqytet që nga ora 10:00.
Pika e parë e seancën së sotme të Kuvendit është e papranueshme për ta. Veteranët ndihen të indinjuar që Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.