×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum për votimin e Bordit të RTK-së, Konjufca: Bojkot i qëllimshëm nga deputetët

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 12:11

    Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen, kjo pasi nuk pati kuorum për votim.

    Për votim ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila ishte “Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”.

    Kryetari i Kuvendit Konjufca tha se mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është e qëllimshme.

    “Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!