×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi i Kosovës

    S’ka kuorum për votimin e rezolutës për kontratat njëburimore, ndërpritet seanca

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 14:24

    Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.

    Nënkryetari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, tha se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, e cila u propozua nga LDK-ja.

    “Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos kryesia e kuvendit”, tha Shala.

    Vetëvendosje lëshon seancën e thirrur nga opozita për kontratat njëburimore

    Me përplasje të ashpra kishte nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore.

    Opozita ka kërkuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me këto kontrata. Ata kanë akuzuar Qeverinë për “korrupsion masiv” përmes këtyre kontratave që sipas opozitës u përfunduan tek “dostat e pushtetit”./Reporteri.net/.

    Kontratat njëburimore përplasin pushtetin me opozitën, akuza për “korrupsion masiv”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!