×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum, seanca e Kuvendit vazhdon nesër

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 20:17

    Kuvendi i Kosovës ka mbyllur u punimet e seancës së sotme, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të miratuar disa raporte.

    Në mungesë të kuorumit nuk u miratua as raporti financiar të buxhetit të Kosovës për vitin 2020, pasi në sallë ishin 66 deputetë por që jo të gjithë morën pjesë në votim.

    Në votimin që u mbajt, pesë deputetë ishin pro këtij raporti, 55 ishin kundër ndërsa gjashtë të tjerë të pranishëm nuk morën pjesë në votim.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha këtë pikë të rendit të ditës do ta shtyjnë në seancën e radhës që do të mbahet nesër më fillim nga ora 14:00.

    Pikat e ditës që do të shqyrtohen

    29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

    30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

    31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

    32. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

    33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

    34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

    35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

    36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!