Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim.
Instituti Hidrometeorologjik njofton se si pasojë e kësaj gjendje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante.
Mëngjesi do të fillojë me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.
Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.