Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë Rezolutën e LDK’së për rritjen e çmimeve të naftës, shkruan Reporteri.net.
Pro kanë qenë 34 deputetë, 49 kundër dhe shtatë abstenime.
Rezoluta ishte për rritjen e çmimeve të naftë, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabilitetin ekonomik i vendit.
Në tekstin e rezolutës kërkohej: ulja e akcizës nga 36 centë në litër në 20 centë në litër derisa të stabilizohen çmimet në bursat ndërkombëtare dhe ulja e përkohshme e TVSH-së në karburante nga 18 në 8 për qind deri në stabilizim të çmimeve.
Sipas Ministrisë së Tregtisë, nafta në Kosovë më 10 prill mund të shitet me çmimin më lartë prej 1.89 eurosh./Reporteri.net