Profesori i Edukatës Fizike në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, nuk e ka pasur një orë të zakonshme fizkulture. Ai e ka lëshuar veten në veprimë që e kanë çuar në pranga.
H.A, i lindur në vitin 1969 është arrestuar sot pasi po dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të saj, A.A dhe F.M të lindura në vitin 2004, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net mëson se profesori në fjalë i kishte prekur gjatë orës së Edukatës Fizike dhe iu kishte thënë fjalë që konsiderohen ngacmim seksual. Një nga këto nxënëse kishte njoftuar prindin dhe së bashku ishin drejtur në Stacionin Policor në Vushtrri.
Sipas burimeve, prindi së bashku me vajzën kanë dhënë deklaratë për gjysmë ore në Polici. Rastin për Reporterin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thonë se 51 vjeçarin e kanë prangosur dhe dërguar për 48 orë në mbajtje.
“Me datë 20 janar, një prind së bashku me një nxënëse të shkolles Eqrem Çabej në Vushtrri kanë raportuar në polici se nxënësja është ngacmuar seksualiaht nga arsimtari i edukatës fizike, i cili e ka prekur në trup si dhe i ka thënë fjalë ngacmuese. Arsimtari është arrestuar nga policia dhe me urdher të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thonë Policia për Reporterin.
Ndërkohë, gazeta ka biseduar edhe me disa nxënës të tjerë, të cilët në kushte anonimiteti e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Ndryshe, fenomeni i ngacmimit seksual në shkolla është mjaft shqetësues në Kosovë. Sidomos pas publikimit të një rasti në Drenas, ku nxënësja u bë viktimë e mësuesit e pastaj dhe policit, bëri që shumë raste të tjera të zbulohen./Reporteri.net.