Gazetari izraelit Eldad Beck, ka postuar në Facebook një foto ku dëshmohet se si policët kufitarë serbë në Aeroportin e Beogradit, fshijnë në pasaportën e tij, të gjitha vulat që dëshmojnë hyrjet e tij në Kosovë.
Ai ka shkruar se kjo është një vepër kriminale sepse nuk lejohet dëmtimi i pasaportës.
“Këtu po kaloj kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit. Policia kufitare kalon nëpër pasaportën time dhe fshin me penën e tij çdo vulë të hyrjes në Kosovë. Nëse nuk gaboj, kjo është vepër kriminale. Juve nuk ju lejohet ta dëmtoni një pasaportë të huaj. Duhet të jetë një tjetër sukses diplomatik i BE-së”, ka shkruar ai.
Që nga viti 2002, Beck është korrespondent me bazë në Berlin i së përditëshmes izraelite “Yedioth Ahronoth”, duke mbuluar Gjermaninë, Evropën Qendrore dhe BE-në.
Beck shtë një nga gazetarët e rrallë izraelitë që raportojnë nga vendet arabe dhe myslimane – si Irani, Siria, Iraku, Libani dhe Afganistani – për ngjarjet kryesore në Lindjen e Mesme./Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.