Zyrtarja e Komunës së Gjakovës është kapur gjatë orarit të punës duke pirë cigare brenda hapësirave të këtij objekti.
Për më tepër, zyrtarja e cila është Udhëheqëse e Zyrës së Gjendjes Civile ka konsumuar duhan në hapësirat e komunës ku kanë qasje të gjitha palët.
Në një video që ka ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, shihet se zyrtarja në fjalë nuk e prishë tymin e duhanit, përkundër faktit se në këtë mënyrë ajo është duke shkelur Ligjin për Kontrollin e Duhanit, me të cilin parashihen gjoba për të gjithë qytetarët që konsumojnë duhan brenda hapësirave të mbyllura publike.
Kjo nuk është hera e parë që brenda hapësirave të institucioneve kosovare rrezikohet shëndeti publik.
Kujtojmë se në maj të vitit 2013 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit që e ndalon pirjen e cigareve nëpër hapësira të mbyllura publike./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.