×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    Skandalet në KEK, LDK fton seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 14:52

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar seancë të jashtëzakoshme për të enjten, për t’i adresuar “skandalet” në Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kjo u bë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i cili tha se për mbajtjen e kësaj seance kanë nënshkruar 43 deputetë.

    “Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!