Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë, ndaj gjashtë personave, të përfshirë në rastin e abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi.
Në mesin e të pandehurve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili e kishte denoncuar rastin ndaj 16 vjeçares. Aktualisht ai po dyshohet si i përfshirë në këtë rast, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Prokurorisë i pandehuri Gazmend Halilaj akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 395 të KPRK-së.
Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurori në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.