×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Flora Brovinës, mblidhen krerët e sigurisë dhe hetuesisë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 9:54

    Një fotografi e publikuar dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, tronditi opinionin në Kosovë e më gjerë.


    Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj. Por nuk ishte ashtu, ajo fotografi doli të jetë nga një film pornografik.

    Për këtë rast kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të takohet sot me krerët e sigurisë dhe hetuesisë, shkruan Reporteri.net.

    Këtë takim Veseli e  kishte paralajmëruar edhe mbrëmë në një paraqitje televizive në Klan Kosova.

    Ai kishte thënë se nuk ka informacione nëse fotografitë janë të vërteta apo jo, por sipas tij ajo që dihet është se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë .

    “Nuk e di nëse fotografitë janë të vërteta apo nuk janë. Por ajo që e di unë dhe e di çdo njeri se gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe përdhunimet kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai.

    Reagime të ashpra ndaj publikimit të kësaj fotografie pati edhe nga deputetët e analistët në vend. Një reagim erdhi edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ato konsideruan se kjo fotografi ku gruaja dhunohet para familjarëve të saj, përveç që është shumë e rëndë dhe shqetësuese, mund të ndikojë edhe në përkeqësim të gjendjes emocionale dhe psikike të të mbijetuarës dhe mund të shërbejë si dekurajim për raportim nga gratë e mbijetuar nga dhuna seksuale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!