×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Prokurorisë së Pejës: I dërgoi ftesë ish-luftëtarit të UÇK-së që vdiq para 10 muajsh

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 21:47

    U varros para 10 muajve. Por, për vdekjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hysenajt, nuk mori vesh Prokuroria Themelore në Pejë.


    Ky institucion të enjten i dërgoi atij një ftesë për t’u paraqitur në prokurori për rastin në procesin gjyqësor për veteranët e rrejshëm. Kjo gjë i preku shumë familjarët e tij.

    “Avnia nuk është demobilizu asnjëherë prej ushtrisë, dhe nëse kish pas nevojë prapë kish shku. Neve ndihemi pak, edhe tash emocional. Por, ndihem krenar”, thotë një familjar.

    Sipas Prokurorisë, kjo thirrje ka qenë e rregullt që iu janë dërguar të gjithë atyre që ishin në lista.

    Në Prokurori thonë se Hysenaj nuk ka qenë i ftuar si i dyshuar për veteran të rrejshëm, por në një cilësi tjetër. Prokuroria thotë se ai ka qenë i ftuar si dëshmitar.

    Por familjarët thonë se emri i Avni Hysenajt u gjend në një letër si veteran i rrejshëm. Madje, ata kanë paralajmëruar padi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!