Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publikimit të skandalit të MPJD-së lidhur me kontratën për dërgesat diplomatike.
Ahmetaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJD-ja është në krizë totale për shkak të paaftësisë së ministres Donika Gërvalla.
Ajo pyet se si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë.
“Ministria e Jashtme në krizë totale! Për shkak të paaftësisë së Donika 400 pasaporta humben gjatë transportit nga Ministria e Jashtmr dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike, duke i ‘vënë drynin’ Ministrisë. Si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë? Shok dhe zhgënjim për mërgimtarët tanë! Kërkojmë nga institucionet që të marrin përgjegjësi për të kthyer besimin dhe dinjitetin tek ata që, edhe pse larg, kurrë nuk e harrojnë rrënjën e tyre. Tani është koha që të tregojmë se Kosova i mbron dhe i çmon qytetarët e saj, kudo që janë”, ka shkruar Ahmetaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.