×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali në Spitalin e Pejës – Prokurorja e pret në takim prindin e foshnjës së vdekur që u fut në lavatriçe me çarçafë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 21:00

    Një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    Ai tha se rasti ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa janë në fazat fillestare hetimore.

    Tutje, ai njoftoi se prokurorja e rastit e ka pritur në takim prindin e foshnjës, ku e ka informuar për të gjithë rastin.

    “Javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe nuk mund të ndajmë më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Prokurorja e rastit ka pritur në takim prindin e foshnjës dhe të njëjtin e ka informuar për të gjithë rastin, teksa e ka njoftuar se do ta mbajë të informuar edhe tutje”,

    Lajmin për Express e konfirmoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur.

    “Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!