Konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë që shumë fytyra publike të dalin në mbrojtje të luftës së tyre.
Mirëpo, një analiste që njihet se mbron qëndrimet e VV-së, Luljeta Aliu, po e konsideron si ditë për urim, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Aliu që njihet për qëndrime populiste, ka uruar Kosovën.
“Urime Kosovë!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Thaçit dhe Veselit iu konfirmua aktakuza dhe, siç thanë të dy, dje u shkoi ftesa për t’u paraqitur në Hagë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.