Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli e ka quajtur kryeministrin shqiptar Edi Rama zëdhënës të Qeverisë së Serbisë.
Haxhiu shpërndarë një link ku kryeministri Rama kërkoi që të mirëkuptohej Serbia e cila nuk i ka vënë sanksione Rusisë, pasi që sipas tij ajo është në pozicion shumë të vështirë dhe se presioni i madh nuk do t’i bënte mirë rajonit.
Kërë link e ka shpërndarë Avdyli duke e quajtur Ramën, “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”.
“Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”, ka shkruar Avdyli.
Kujtojmë se ditë më parë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e kishte shpërndarë një postim, ku Rama cilësoi si pro-serb.
Nga Zyra e Bislimit, janë arsyetuar se postimi ishte shpërndarë gabimisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.