Një video shokuese ku shihet një nxënës në një shkollë të Kosovës duke e fyer me fjalë të rënda një arsimtar është publikuar në media.
Në këtë video, siç shihet edhe nga pamjet, mësuesi është me ditar në dorë në klasë derisa një nxënës i bën atij disa pyetje fyese dhe e incizon me telefon.
Nuk dihet se në cilën shkollë të Kosovës është bërë kjo video apo nëse ndaj nxënësit është marrë ndonjë masë disiplinore.
Në sfond shihen shokët e djalit që shan dhe incizon duke qeshur me deklaratat e tij ndaj mësuesit.
Mësimdhënësi ndërkaq tenton ta ndalë djalin që të mos flasë fjalë të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.