Siguria e pjesëmarrësve në komunikacion po vazhdon të rrezikohet çdo ditë nga shoferët e pandërgjegjshëm.
Një gjë e tillë ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Prishtinë.
Në videon që ka ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, një shofer shihet duke vozitur në kahjen e kundër të autostradës, duke rrezikuar kështu sigurinë në komunikacion.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ me qëllimin e vetëm që ta sensibilizojë këtë shofer dhe të tjerë të tillë të pandërgjegjshëm, dhe për t’i mundësuar Policisë së Kosovës identifikimin e tij, publikojmë edhe targat e këtij automjeti.
Kujtojmë se ditëve të fundit është rritur numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë, për çka Policia ka ashpërsuar masat duke dënuar shoferët e pandërgjegjshëm. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.