Çudirat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Janë shpeshtuar rastet kur në qytete të ndryshme shtyllat elektrike vendosen në mes rrugës së asfaltuar ose fare pranë.
Kjo gjë po ndodh edhe në komunën e Prizrenit që drejtohet nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Së fundmi janë publikuar disa foto në rrjete sociale ku ironizohet me rastet e tilla, që padyshim se përveç se janë një pengesë për qytetarët dhe ngasësit e veturave, për më tepër ua rrezikojnë jetën atyre që frekuentojnë ato rrugë.
Është edhe zyrtari i NISMA-s, Vllaznim Krasniqi i cili ka ironizuar me kreun e Prizrenit, ndërsa ka postuar fotot ku shihen shtyllat të vendosura në rrugë ose fare pranë.
“Myhta: O qytetarat e mia, a po dini bee qe e ka ardhi “DITA”!?
Qyetarët: Po bre Myhto pe dijme, po per cka se!?
Myhta: Po per KUNGJA bee qytetarat e mia!?
??????
Prizreni, kjo ” MADHESHTI” qe vec MYHTA i VV- s din me bo!”, ka shkruar ai në Facebook.