×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    “Skema e organizuar kriminale”, Sadriu-Lushaku: Kurrgjë tragjike, e kemi ezauruar si debat

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 22:15
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur për mesazhet e publikuara në gazetën online Reporteri.net, ku insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

    Ajo tha se ky komunikim ka ndodhur para mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe se ky debat është ezauruar në parti.

    “E para është tepër e rëndësishme koha kur kanë ndodhur këto se po I prezantoni si mesazhe tepër bombastike. Është para një muaji. Pastaj ka pasur një mbledhje të Kryesisë ku na e kemi konsumuar si temë dhe më të thënë të drejtën prej atëherë as që është diskutuar më sepse e kemi ezauruar si diskutim. Kur janë zhvillimet e brendshme partiake ne i diskutojmë brenda partisë dhe ka pasur diskutime edhe mesazhe. Kurrgjo tragjike, në thelb e ka pasur orientimin e votave të diasporës.”, tha ajo.

    Sadriu-Lushaku në Pressing të T7, pyeti se përse këto mesazhe dolën tash.

    “Sikurse ka qenë diçka që na në mungesë të fakteve kemi thënë kushdo që ka fakte, bile-bile kryetari Abdixhiku e ka thënë ashtu siç e keni lexu në mesazh, në një forum krejt të mbyllur të partisë ka thënë: kushdo që ka fakte shkon te organet e rendit, ata hetojnë. Këtu e kemi konsumuar si debat. Pse këto mesazhe nuk kanë qenë të hapura për publikun, na si debat e kemi diskutuar dhe ju e keni pasur indikacionin, Por pse po vijnë në këtë moment tash është një pikëpyetje, për të cilën neve nganjëherë po na duket sikurse në një mungesë komplet të përgjegjësisë sot të partisë më të madhe për ta formuar qeverinë. Na po merremi me do mesazhe që janë adresuar në organet e rendit.”, tha ajo.

    Ajo po ashtu tha se pse opinioni nuk merret me Albin Kurtin, që nuk e respekton rendin dhe ligjin.

    “Ne nuk ekemi problem me diskutu këtë problem, por janë debate që janë diskutuar në forumet e partisë. Më e rëndësishme është me analizu qysh një kryetar partie, në një forum të mbyllur ju bënë thirrje anëtarëve të kryesisë: Ju lus te organet e rendit nëse keni fakte e në ndërkohë e ke një kryeministër që është komplet i papërgjegjshëm dhe as nuk shkon në forumet e partisë së vetë dhe nuk e respekton rendin e ligjin në Kosovë. Jemi duke folur për vkera demokratike. Pastaj mund të flasim edhe për çështje të tjera.”, tha ajo.

    Sadriu-Lushaku tha se Avdullah Hotui nuk ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut.

    “Ne kemi garu për me qenë partia e parë edhe kemi mendu që i kemi plotësu krejt për me qenë partia e parë. Tash pjesën e përgjegjësisë e ka marrë kryetari, bile ju ka bë ftesë që të shkojmë në votëbesim në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kuvend. Në Kryesi, kryetari Abdixhiku ishte për votëbesim në organet e partisë”, tha Lushaku.

    Ndërsa, Visar Azemi tha se ky debat po hiperbolizohet.

    Madje ai tha se mesazhet ka mundur të jenë shkruar në afekt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!