×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenarët e krizës

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 8:04

    Një skenari i kanë dhënë start këtë javë presidenti Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike (LDK), nëpërmjet të cilit synojnë ta ndërtojnë një qeveri që e nxjerr në opozitë partinë fituese të zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Por, ai është pezulluar përkohësisht të premten nga Gjykata Kushtetuese.


    Është ky vetëm një nga shumë skenarët e mundshëm të krizës që Kosova i ka përpara, shkruan KOHA.

    Pas mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, kreu i shtetit synon ta krijojë një qeveri pa LVV-në në të dhe e cila do ta mbështeste atë edhe në dialogun me Serbinë, por potencialisht edhe do t’ia siguronte mandatin e dytë në krye të shtetit.

    Kurti, ndërkaq, është vënë në defanzivë. Përpjekjeve për ta lënë atë në opozitë u është kundërvënë duke i “denoncuar” masat në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venedikut, por edhe duke paralajmëruar protesta. Të shtunën ai ka përmendur datën 14 qershor kur do të duhej të organizoheshin zgjedhjet.

    LDK-së, e cila kishte iniciuar mocionin kundër Qeverisë Kurti dhe që tash synon t’i prijë ekzekutivit, nuk i konvenon ky skenar. Roli që ka pasur në kohë pandemie i ka shtuar problemet brenda partisë. Veç kësaj, sondazhet thonë se asaj i është tkurrur edhe trupa elektorale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!