×
  • Lajme
  • Lajme

    Skender Hyseni ia “lëshon” rrugën për ambasador në SHBA Veton Surroit

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 9:46

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve, e në mesin e tyre edhe të ambasadores në SHBA, Vlora Çitakun.

    E në media kanë qarkulluar dy emra të cilët janë lakuar se mund të jenë pasardhës të Çitakut.

    Në mesin e tyre është Skënder Hyseni i LDK-së, i cili sipas disa medieve në vend, është propozuar që të emërohet ambasador i Kosovës në ShBA.

    Por i kontaktuar nga Periskopi, ish ministri i Punëve të jashtme, e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ai është propozuar që të jetë përfaqësuesi i Kosovës në ShBA.

    Ai tha se ‘nuk dëshiron që të komentojë të pavërteta’.

    “Nuk dua të komentoj asgjë, përderisa s’ka diçka të vërtetë’, tha Hyseni.

    Përveç Skënder Hysenit, për ambasador të mundshëm të Kosovës në Amerikë është lakuar edhe emri i publicistit Veton Surroi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!