×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Hyseni me fjalë të ashpra: Albin Kurti i papjekur me sjellje diktatoriale, theu marrëveshjen

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 13:30

    Zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të ministrit të LDK-së, Agim Veliut.


    Hyseni e ka quajtur atë si vendim të pamatur dhe iracional, e madje sjellja e kryeministrit Kurti ndaj Veliu u cilësua si diktatoriale, shkruan Reporteri.net

    “Marrëveshja e thotë qartë që asnjë ministër i LDK nuk shkarkohet pa konsultim të kryesisë së LDK. Ky vendim i Kurtit sa iracional, është edhe i pavend në një kohë kur vendi po përballet me krizë. Nuk besoj që shfaqet autoriteti në këtë mënyrë, por këtoi janë më shumë prirje diktatoriale”, ka thënë Hyseni,

    Ndërkaq, i pyetur nëse ky vendim e cënon koalicionin me VV-në, Hyseni nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se vetë Kurti duhet të preokupohet më shumë.

    “Natyrisht që është e papranueshme për LDK, dhe brenda pak kohësh LDK do të marrë qëndrimin lidhur me këtë rast. Albin Kurti do të duhej të ishte i pari që preokupohet për stabilitetin e Qeverisë. Albin Kurti po tregon papjekuri për të ruajtur stabilitetin e Qeverisë”, ka shtuar Hyseni.

    Ndryshe, Veliu u shkarkua nga Kurti me arsyetmin se përhapi panikë dhe përkrahu idenë e presidentit, përkundër që Kurti doli kundër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!