Skënder Hyseni, ka folur sërish për heqjen e fotografisë së presidentit Thaçi nga kryekuvendari Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se ka reaguar pasi ka marrë shkas vendimin e PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e Kryesisë, çka thotë sërish se fotoja nuk do të duhej të hiqej, pasi sipas tij nuk i bën nder as presidentit të ndjerë Rugova përdorimi i tillë i fotografisë.
“Kam marrë shkas nga vendimi i PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke gjetur për arsyetim heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyra e kryetares së Kuvendit, shqetësimi ka qenë ky bojkotim, ku do duhej konsensus minimal për çështjet që na presin, nuk do duhej të hiqej, nuk i bën nder as Presidentit Rugova, një përdorim i tillë i fotografisë së tij për qëllime që nuk e di çfarë qëllimi, të gjithë jemi njerëz e mund të kemi mendime të caktuara, por qenësore është institucioni e të sillemi në mënyrë institucionale, e kam parë të panevojshme këtë lojë të fotografisë, sepse ka kriju pretekste të panevojshme për të tensionuar situatën, po aq të papjekur e kam pa reagimin e PDK-së sepse është e domosdoshme që kryesia të funksionoj normalisht”, ka thënë Hyseni për Infokus.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e saj dhe ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.