×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    ‘‘Skenderaj drejt Marshit për Drejtësi’’, pamje të autobusëve që janë nisur drejt Prishtinës

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 12:22

    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë pamje të ku shihen autobusë e vetura të shumta që janë nisur drejt Prishtinës ku do të mbahet marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Sot në 18 vjetorin e pavarësisë, do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

    Ky manifestim ka për qëllim të shprehë qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe do të jetë një tubim paqësor dhe gjithëpërfshirës, me kërkesën për drejtësi të paanshme.

    Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe strukturat emergjente, ndërsa transporti i organizuar me autobusë nga të gjitha komunat pritet të lehtësojë ardhjen e qytetarëve në kryeqytet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!