Korriku padyshim se është muaji kur mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës vijnë më së shumti në vendlindje për të pushuar.
Duke qenë se roli i diasporës kosovare kudo në botë vazhdon të luajë një rolë vendimtar në mirëqenien e shumë familjeve kosovare, vendlindja i detyrohet t’i mirëpres siç është më së miri, shkruan Reporteri.net.
Dhe tashmë disa komuna kanë nisur punën që të bëjnë pritje sa më të ngrohtë për mërgimtarët tanë.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se komuna që udhëheq ai nga nesër fillon aktivitetet në shesh të qytetit për nder të mërgimtarëve.
“Që pushimet e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje të jenë sa më të këndshme, jemi kujdesur që vera 2019 në Skenderajn tonë sivjet të ketë plot gjallëri e aktivetete. Nga e hëna fillon gjithçka. Shihemi te Sheshi, nga ora 20:00”, ka shkruar Jashari.
Më poshtë gjeni kalendarin e aktiviteteve:
Kujtojmë se vetëm gjatë vitit 2018 diaspora ka sjellë në Kosovë 1 miliardë e 800 milionë euro. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.