×
  • Lajme
  • Lajme

    Skulptori i Skënderbeut tregon edhe një herë se është i kënaqur me punën e tij, poston foto tjera të shtatores

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 12:47

    Skulptori Sinan Aliaj është shprehur i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor, pavarësisht kritikave të mëdha që mori për punën e tij.


    Ai pak më parë ka postuar edhe disa fotografi të shtatores së Skënderbeut, derisa ka thënë se këto janë foto nga këndvështrimi i tij, shkruan Reporteri.

    Ndryshe, Aliaj në vazhdimësi ka bërë thirrje që skulptura të shihet nga afër. Kritikave ai u arsyetohet duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane.

    Të shumtë janë ata që këtë shtatore e quajtën ‘marrëzi artistike’ e të tjerë thanë se fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi, por kurrsesi shqiptari. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!