Në ditën e çlirimit të Skenderajt, do të përurohet skulptura e nënës së komandantit legjendar Adem Jashari, Zahide Jashari.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se kjo skulpturë do të vendoset në oborrin e çerdhes që mban emrin e saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Nura ka shkruar se kjo skulpturë është shumë më tepër se një përmendore.
“Nëna Zahide! Nëna që kurrë nuk u lodh duke përkundur lirinë…! Në ditën e lirisë, me 18 qershor 2025, në oborrin e çerdhës që mban me nder emrin e saj, do përkulemi, jo thjesht para një skulpture, por para nje shpirti që rrezaton përjetësi. Para një gruaje që nuk ishte vetëm nënë e fëmijëve të saj, por u bë Nëna e një kombi. Nëna Zahide Jashari – simbol i qëndresës, i dhembjes, i dashurisë dhe i sakrificës së shenjtë. Kjo skulptuë që do merr dritën e ditës në oborrin e çerdhës që mban emrin e saj, është shumë më tepër se një permendore. Është një përjetësim i dashurisë më të madhe: dashurisë së nënës për fëmijën, dhe dashurisë së një kombi për lirinë”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.