×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovakia i tregon Kosovës si ta luftojë koronavirusin, ia ofron një projekt kundër përhapjes

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 9:01

    Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19.


    Projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

    Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.

    Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës.

    “Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!