Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19.
Sipas kësaj zyre, projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake:
Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19. Projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor. Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale. Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë (jo vetëm studentë të mjekësisë) dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës. Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. TË GJITHË JEMI BASHKË NË KËTË! /Reporteri.net/.