Pavarësisht faktit se ekonomia kosovare është ndër më të dobtat në rajon, rritja ekonomike në pesë vitet e fundit, krahasuar me vendet e rajonit është më e mira.
Përjashto Slloveninë që ka pasur një rritje pak më të madhe se sa Kosova, vendi ynë ka lënë mbrapa të gjitha vendet fqinje sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Këto të dhënë janë marr nga institucioni zyrtar europian i statistikave, Eurostat, ku Kosova renditet e dyta menjëherë pas Sllovenisë për rritje të GDP’së, në një listë ku bëjnë pjesë edhe Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, dhe Serbia, shkruan reporteri.net.
Në këto pesë vitet e fundit Kosova ka pasur një mesatare prej 3.4 për qind të rritjes së GDP’së, krahausar me Serbinë që ka një rritje prej vetëm 2 për qind, dhe që e rendit të fundit në rajon. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.